Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se subjekti i tij ra viktimë e një qeverisje me LDK-në.
Sipas tij, pa ja humbur meritat e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, qeverisja me ta ishte burrokratike.
“Ne u goditëm si parti politike sepse pas dy qeverisjeve ku rritem rrogat prej 0 në 200 për qind ne erdhëm në një qeverisje burokratike ku asgjë nuk po lëvizte dhe ne nuk ishim më atraktivë për qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Hoti ritheksoi se të gjithë duhet ta kenë të qartë që koalicioni PAN e ka obligim kushtetues që ta bëj qeverinë, për cka ai beson se do t’i ketë numrat.
-
22 qershor 2017 23:01
-
Shpërndaje në: