Arbëri

Vaksinimi në “1 Tetori” sot po realizohet normalisht

Vaksinimi në qendrën “1 Tetori” në Prishtinë, sot është duke u zhvilluar normalisht.

Gjatë të shtunës, kësaj qendre ia kanë mësyrë për vaksinim të moshuarit mbi 65 vjeç të cilët kanë aplikuar paraprakisht dhe të cilët janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte, në këtë qendër vaksinimi ishin shkaktuar tollovi të shumta për shkak se shumë persona mbi 65 vjeç kishin shkuar për tu vaksinuar, duke krijuar kështu radhë të gjata pritjeje.

Kjo ka shkaktuar reagimin e partive opozitare e po ashtu të organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë kritikuar Qeverinë për mosinformim të qartë rreth vaksinimit e po ashtu për rrezikimin të shëndetit publik.

Vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç ka nisur të mërkurën e kaluar, pas ardhjes së kontingjentit të ri të vaksinave AstraZeneca në sasi prej 38,400 duke e quar kështu numrin total të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer që kanë ardhur deri tani në Kosovë, në rreth 70,000 sosh. Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të vazhdojë edhe gjatë të dielës.

Vaksinat AstraZeneca kanë ardhur në kuadër të programit të COVAX ndërkaq, ato të Pfizerit janë ndihmë e premtuar për Kosovën nga Bashkimi Evropian.