Arbëri

Norvegjia premton mbështetje për Kosovën

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, priti sot Ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, temë diskutimi ishin zgjedhjet e 11 qershorit, situata politike pas zgjedhjeve, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, social në Kosovë, njofton kumtesa partiake.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për zgjedhjet e fundit

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.