Arbëri

5 të vdekur e 97 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 97 raste të reja pozitive me koronavirus.

Nga një rast i vdekjes janë shënuar në Klinë (52 vjeç), Prishtinë (65 vjeç), Prizren (76 vjeç), Skenderaj (75 vjeç) dhe Vushtrri (51 vjeç).

97 rastet pozitive janë nga testimi i 2.112 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 291 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.442 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2.208 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 97.675 pacientë, ndërsa janë 6.559 raste aktive.