Arbëri

Në SHSKUK po trajtohen 409 pacientë nga COVID-19

Descriptive Text

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, po vazhdon të ulet numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19.

Sipas raportimit të së dielës janë duke u trajtuar 409 pacientë, prej tyre 318 janë të konfirmuar si pozitivë me Sars-CoV-2. Nga pacientët 25 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, e 315 janë me oksigjenoterapi.

Në QKUK po trajtohen 171 pacientë, ndërsa në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale 238 pacientë.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 40 pacientë

Spitali i Pejës, 56 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 29 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë