Arbëri

Haxhiu - Lekajt: Jeni në gjendje ta rrezikoni Republikën vetëm për ta pasur Ramushin kryeministër

Albulena Haxhiu në Rubikon të KTV-së e ka cilësuar si të pavërtetë faktin se Lista Serbe duhet doemos të jetë pjesë e qeverisë.

Ajo theksoi se PAN duke iu drejtuar Pal Lekajt, janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, madje edhe koalicion me Listën Serbe vetëm e vetëm që ta kenë Haradinajn kryeministër.

"Është e pavërtetë që duhet patjetër me marrë Listën Serbe në qeveri. me bë koalicion, ministër dakord, por nuk obligohen m'i marrë në koalicion. d.m.th. ju jeni në gjendje me marrë në koalicion Listën Serbe vetëm e vetëm që me pas Ramushin kryeministër", ka thënë ajo.