Arbëri

Kurti: Dialogu duhet t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura e jo të krijojë çështje të reja

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti në takim me Lajçakun ka thënë se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Dhe se duhet të pranohet realiteti e të jetë i barabartë dhe t’i adresohet çështjeve të pazgjidhura, e jo të krijoj çështje të reja.

“Bisedime konstruktive me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. E kam ripohuar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin e të vërtetën, të jetë i barabartë dhe t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, e jo të krijojë çështje të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter.