KFOR: Situata në Kosovë e brishtë, rrezik nga infiltrimi rus

KFOR: Situata në Kosovë e brishtë, rrezik nga infiltrimi rus

21 qershor 2017 16:41

Në Kosovë janë disa sfida të sigurisë, dhe situata e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në mbarë rajonin me përhapje të shpejtë të dhunës, ka thënë komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo në Bruskel.

Siguria në Kosovë është e ndërlidhur me stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor , ndërsa në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar në Parlamentin Europian komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, transmeton Koha.net raportimin e N1info.

Gjatë debatit mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në nënkëshillin për siguri dhe mbrojtje të PE-së ai ka sqaruar se “ekziston një ndikim i fuqishëm të Rusisë në rajon, ndonëse nuk ka fakte për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Moskës”.

Ashtu siç është shprehur komandanti i KFOR-it, “në fakt bëhet fjalë për një ndërfutje të tërthorët , me mesazhe të fuqishme në favor të nacionalizmit serb, të dhënies së mbështetjes elitave, që shoqërohet me shumë lajme të rreme”.

Gjenerali Fungo ka theksuar se “tensionet politike dhe ndëretnike godasin të gjithë njerëzit në rajon” dhe ka shtuar se “tensione midis grupeve etnike gjatë muajve të fundit ka pasur sidomos në Kosovë”, përcjell Koha.net.

Këtu bëhet fjalë, sipas komandantit të KFOR-it, për “luftën me monumente, betejën pa armë rreth simboleve të ndryshme, gjë që mund të mënjanohet sikur të kishte ndikim të medieve”.

Ato janë, ka thënë ai, sidomos ura në Mitrovicë, “treni propagandues” dhe të’ ngjashme, por tërhoqi vërejtjen se kjo përshkohet nga rreziku që lehtë të shndërrohet në dhunë.

Gjenerali italian ka thënë se për sigurinë është shumë shqetësues fakti se 366 luftëtarë islamikë nga Kosova kanë shkuar të luftojnë krah për krah me terroristët.

Ndërsa rritja e ekstremizmit fetar dhe e radikalizmit është pasojë edhe e “varfërisë dhe papunësisë”, ka shtuar ai.

Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë ka theksuar se autoritetet në Kosovë kanë miratuar një varg masash institucionale e ligjore me qëllim që kjo të pengohet. Por, ka tërhequr vërejtjen se “gjatë muajve të ardhshëm një numër luftëtarësh islamikë do të dalin nga burgu dhe duhet të integrohen në shoqëri, që paraqet sfidë të njëmendtë”.

Gjenerali Fugo ka përmendur edhe çështjen e hetimit dhe të gjykimeve për krime lufte në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000, që përbën sfidë sigurie, “që do të mund të ndryshonte situatën nga vjeshta kur kjo të fillojë dhe nga kjo mund të shkaktohen probleme gjatë viteve”.

“Gjithë këta faktorë pa asnjë dyshim rrezikojnë sigurinë në Kosovë. Këtu ndikim të fuqishëm ka edhe pasiguria politike pas zgjedhjeve në Kosovë dhe problemi i dialogut midis Prishtinës e Beogradit”.

“Aty janë edhe kërcënimet shumë të rrezikshme që lidhen me ekstremizmin, po ashtu edhe transformimi i Foracave të Sigurisë në Ushtri të Kosovës, që kundërshtohet fuqishëm nga Beogradi”, tha gjenerali Fungo, duke shtuar se “fundi i kësaj është shumë i pasigurt”.

Komandanti i KFOR-it ka përmendur edhe vështirësitë ekonomike të Kosovës dhe ka shtuar se “të gjitha këto elemente mund të përkeqësojnë situatën edhe ashtu të brishtë nga vitet e kaluara, krahas shtimit të jostabilitetit në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Nga të gjitha këto arsye:, ka tërhequr vërejtjen ai, “situata e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe jostabile në rajon krahas shpërthimit të dhunës, që është shumë e mundshme”.

Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë ka përmendur se misioni i Bashkimit Europian EULEX-i “është partner me rëndësi thelbësore për KFOR-in, krahas ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare ... që bën të mundur përshpejtimin e përparimit dhe të stabilitetit në Kosovë dhe inkuadrimin në BE”, transmeton Koha.net.

ka shtuar se “fatkeqësisht janë dy qëndrime përjashtuese që lidhen me integritetin territorial dhe çështjen e pavarësisë së Kosovës, që nuk do të zgjidhen edhe për shumë vite” që nga pikëpamja e sigurisë kërkon që trupat e KFOR-it të mbesin edhe më tutje atje.

Ai ka vlerësuar se stabiliteti dhe paqja në Kosovë kanë rëndësi vendimtare, sikundër edhe dialogu Beograd0Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy palëve.

Gjenerali tha se “KFOR-i vepron pa anime” për ruajtjen e sigurisë dhe shtoi se “Shqiptarët e shohin KFOR-in si garanci të mbrojtjes nga rreziqet e jashtme , ndërsa serbët e Kosovës misionin tonë e konsiderojnë në radhë të parë si forcë të sigurisë brenda Kosovës”.

po punon me përkushtim për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen në Kosovë, por projekton sigurinë dhe stabilitetin në gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh komandanti i NATO-s në Kosovë, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme