SBASHK-u u bën apel kryetarëve të komunave të zbatojnë Kontratën Kolektive për Arsim Foto: Koha / ilustrim

SBASHK-u u bën apel kryetarëve të komunave të zbatojnë Kontratën Kolektive për Arsim

21 qershor 2017 14:58

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një shkrese publike, u ka bërë thirrje kryetarëve të Komunave të Kosovës që të zbatojë pikat e Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës.

SBASHK ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Kosovës që të kur të bëjnë planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm, të planifikoj në edhe mjete për të realizuar obligimet nga Kontrata Kolektive e Arsimit.

Apeli i SBASHK-ut:

Të nderuar kryetarë të komunave në Republikën e Kosovës ju drejtohemi me këtë shkresë me apelin që:

1. Kur të bëni planifikimin buxhetor për komunat tuaja për vitin e ardhshëm të planifikoni edhe mjete për të realizuar obligimin tuaj nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, gjegjësisht nenit 35, pikat 5 ,7,8, dhe 9.

a) Pika 5 precizon se ju duhet të paguani 70 % të vlerës së biletës për mësimdhënësit udhëtarë,

b) Pika 7 e këtij neni ju obligon që të paguani shujtën për të punësuarit të arsim në komunën tuaj në vlerë prej 2 euro për çdo ditë pune,

c) Pika 8 precizon se ju keni obligim që të të punësuarit në arsim, që janë anëtarë të SBASHK-ut) t’i shpërbleni në vitet jubilare të punës së tyre ( 10 vite-50% e pagës bazë, 20 vite- 75 % e pagës bazë, 30 vite vlera e një page bazë, 40 vite- vlera e një

page e gjysmë). Ky shpërblim u takon vetëm atyre që 7 marsi i zë në vitin jubilar, pra që kanë plotësuar fiks 10, fiks 20 , fiks 30 apo fiks 40 vite).

2.

d) Pika 9 e nenit 35 të Kontratës Kolektive të sektorit të Arsimit të Republikës së Kosovës ju obligon që të punësuarve në arsim në komunat tuaja, që janë anëtarë të SBASHK-ut), t’ua jepni nga tri paga përcjellëse me rastin e pensionimit.

Të nderuar kryetarë të komunave në Republikën e Kosovës ju apelojmë po ashtu që edhe me rastin e rishikimit të buxhetit për këtë vit të ndani mjete për të realizuar këto obligime e sidomos obligimin për 3 pagat suplementare dhe për 3 pagat përcjellëse për punëtorët arsimor të pensionuar në komunat tuaja. Ju kujtojmë se duke kryer ju vetë këto obligime do ta gëzonit respektin e këtyre njerëzve që me vite e dekada kanë punuar në edukimin e arsimimin e fëmijëve të qyteteve tuaja e po ashtu do ta ruanit edhe buxhetin komunal pa pasur nevojë të paguani edhe shpenzimet procedurale dhe taksat e gjykatave.

Të nderuar kryetarë të komunave në Republikën e Kosovës këtë apel ua drejtojmë duke ju kujtuar se edhe gjatë gjithë vitit 2015 e vitit 2016 u jemi drejtuar dhe kemi zhvilluar takime në të gjitha komunat me Drejtorët e DKA-ve me të njëjtat kërkesa e pasi që , përveç Kastriotit ( Obiliqit) dhe pjesërisht ndonjë komunë tjetër, nuk kemi pasur reflektim nga Ju, ne ( SBASHK) kemi dërguar lëndët në Gjykatat gjegjëse për 3 pagat shpërblyese jubilare dhe për tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit dhe jemi duke i fituar këto raste, siç ndodhi, bie fjala, me komunën e Vushtrrisë e që do të ndodh edhe në gjithë komunat tjera.

Me shpresë që këtë shkresë tonën do ta lexoni me kujdes në institucionet që drejtoni dhe do të reflektoni pozitivisht, në mënyrë që t’i realizoni këto kërkesa me dialog e pa pasur nevojë që çështjet të shkojnë prapë në gjykata, Ju përshëndesim dhe shprehim gatishmërinë për komunikim të sinqertë lidhur me këto çështje , gjegjësisht obligime që keni ndaj të punësuarve në arsim në komunat tuaja, e që janë anëtarë të SBASHK-ut. Gjithë këto që u than në këtë shkresë mund t’i vërtetoni duke lexuar Kontratën e re Kolektive , nënshkruar,më 18 prill 2017 në mes të MASHT dhe SBASHK, botuar edhe në ueb faqen tonë (sbashk-rks.org). Nëse edhe tani e tutje mungon vullneti juaj për refkeltim pozitiv lidhur me këto çështje , atëherë ne do të vazhdojmë që këto të drejta të anëtarëve tonë t’i realizojmë përmes gjykatave gjegjëse.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme