Arbëri

​Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 11 mijë e 34 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë vdekur 8 persona ndërkaq janë shënuar 356 raste të reja si pasojë e koronavirusit.

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste.