Arbëri

Kardiologu Bekteshi lirohet nga aktakuza në rastin “Stenta”

Kardiologu Afrim Bekteshi është liruar nga aktakuza për rastin “Stenta”

Bekteshi ishte akuzuar për korrupsion - keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria në seancën gjyqësore ka thënë se aktakuza ndaj tij ishte gabim teknik, raporton Koha Ditore.

Në rastin “Stenta” dyshohet të jenë përfshirë 64 të akuzuar, 44 prej tyre janë mjekë.

Për vite me radhë, stentimi i infarkt akut, që duhej bërë nga QKU-ja, dërgohej në klinika private prej nga doktorët përfitonin nga 500 euro ryshfet.