Arbëri

Ambasada e Sllovakisë në Beograd: Qëndrimi jonë për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar

Descriptive Text

Ambasada e Sllovakisë në Serbi, ka thënë se ky vend nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Mediumi serb “b92”, ka kërkuar një qëndrim nga ambasada sllovake në Beograd në lidhje me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që një ditë më herët ia bëri shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, për njohje të pavarësisë.

“Na lejoni t’ju njoftojmë se qëndrimi i Sllovakisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës sllovake në Beograd për “b92”.

Sllovakia është mes pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, por bashkë me Greqinë kanë zyra ndërlidhëse. Qipro, Rumania dhe Spanja janë tri vendet tjera të BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.