Arbëri

OSBE-ja mbështet nxitjen e dialogut për pajtim ndëretnik në Kosovë

Descriptive Text

Autoritetet lokale të gjashtë komunave në rajonin e Prizrenit, mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për promovimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe dialogut midis komuniteteve.

Me këtë rast është bërë e ditur se kjo deklaratë i obligon komunat të planifikojnë iniciativa e projekte për të përforcuar ndërveprimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme dhe për të nxitur dialogun dhe pajtimin ndërmjet komuniteteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, ka vlerësuar se drejtuesit e gjashtë komunave të rajonit jugor me nënshkrimin e deklaratës e kanë bërë një hap të rëndësishëm për komunitetet lokale, përkatësisht për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës.

“Me nënshkrimin e kësaj deklarate ju siguroni lidership politik në komunitetet tuaja lokale, vendosni drejtimin dhe ofroni bazën për krijimin dhe zbatimin e aktiviteteve të llojllojshme, që do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve që jetojnë në komunat tuaja”, ka thënë Braathu.

Braathu ka përkujtuar se pos 6 komunave të rajonit jugor të Kosovës, më parë hapa të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe kryetarët e 13 komunave të rajoneve të Gjilanit, Ferizajt dhe të Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.