Arbëri

PAN-i nuk do të flasë me një zë në Kuvend

Nuk do të jetë zë unik në Kuvend koalicioni që e ka mbërritur fitoren relative në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Një nga tri subjektet kryesore që e përbëjnë atë do të funksionojë si grup i vetëm parlamentar, shkruan sot Koha Ditore.

Nisma për Kosovën, parti e tretë për nga numri i deputetëve që ka fituar në kuadër të koalicionit PAN, është deklaruar se do të bëjë grup të vetin parlamentar në legjislaturën e ardhshme. Megjithëkëtë, kjo nuk do të nënkuptojë braktisjen e koalicionit. Ky subjekt politik është deklaruar se do ta mbështesë kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër e edhe do të jetë pjesë e Qeverisë që tentojnë ta bëjnë Partia Demokratike (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.