Arbëri

Gërvalla: Nuk do të humbet as edhe një vaksinë e vetme për qytetarët e Kosovës

Descriptive Text

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat drejtuar sot ministrit Vitia për neglizhencë lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID.

Gërvalla ka thënë përmes një statusi në Facebook se Qeveria e Kosovës dhe ministri Vitia kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Kosovës.

“Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi eliminuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjët tanë”, ka shkruar ajo.

Gërvalla ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe se të gjithë së bashku do të shohin gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve, siç ka thënë, kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës.