Arbëri

Pajisjet e konfiskuara nga Specialja kthehen në zyrat e OVL-së së UÇK-së

Descriptive Text

Pajisjet që Gjykata Speciale i pati konfiskuar në shtator të vitit të shkuar gjatë bastisjes në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ditën e arrestimit të krerëve të kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Udhëheqësi i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka njoftuar të premten se avokatët e Gucatit kanë dorëzuar në zyrat e OVL-së së UÇK-së pajisjet që u janë dorëzuar më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për pajisjet e konfiskuara OVL e UÇK-së ishte paralajmëruar se do t’i merrte qysh në fund të marsit, por avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, kishte thënë se një nga oficerët e EULEX-t në Fushë-Kosovë i kishte thënë se nuk janë të përgatitur që t’ua dorëzojnë pajisjet në atë kohë.

Gucati e Haradinaj ishin arrestuar nga Specialja nën dyshimin për pengim të hetimeve.