Ta udhëheqin qeverinë ose do të zgjedhin opozitën. Këto janë dy opsionet e vetme që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofron pas rezultateve të 11 qershorit.
Kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, ekskluzivisht në Rubikon të KTV-së, ka bërë të ditur se në mungesë të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, ku timonin e udhëheqjes e merr LDK-ja, ata shkojnë në opozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne mund të bisedojmë por me të gjithë do të bisedojmë vec me kusht që LDK ta ketë kryeministrin e vetë. Jo me PDK-në, me PDK-në as me kryeministër, as pa kryeministër. Me të tjerët mund të bisedojmë por që LDK të drejtor qeverisjen e vendit”, ka thënë Mustafa.
Posti kryeministrit dhe hapësira për realizimin e programit qeverisës mbesin kushte të pakapërcyeshme të LDK-së.