Arbëri

Si ndikoi presidenti Thaçi te votat për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

“Unë mendoj se ka pasur rol të madh”, thotë kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa i pyetur për rolin e presidentit Thaçi në formimin e koalicionit PAN dhe rrëzimit të qeverisë.

Për të parën, thotë Mustafa se nuk ka ndonjë argument.

“Kam argumente të flas për mocionin sepse kemi pasur informata edhe nga disa përfaqësues të komuniteteve kur i kemi pyetur se çfarë zori patët ju me nënshkru mocionin, ata kanë bërë me gisht nga zyra e presidentit”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu e vë në dyshim rolin unifikues që duhet ta ketë presidenti në këtë rast Hashim Thaçi.