Mustafa komenton rezultatet e zgjedhjeve

20 qershor 2017 20:43

“Për LVV-në është rezultat shumë i madh. Unë mendoj që ka pas ndodhi të ndryshme sepse gati ajo mbeti e vetmja në opozitë gjatë një periudhe kohore dhe opozitarizmi i ka ndihmuar.

Kontradiktore për Mustafën mbetet përkrahja e LVV karshi dhunës së përdorur gjatë qeverisjes së kaluar për kundërshtimin e temave që u bën madhore të qeverisë Mustafa.

“Te PAN shoh një sukses të Nismës. Te AAK jam i bindur që do të kishte arritur më shumë po të mos ishte në koalicion ndërsa te PDK është një rënie drastike”, ka thënë ai.

Mustafa për 'interferimet e Shqipërisë' ne formimin e koalicioneve

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së ka thënë se për formimin e koalicionit PAN kishte interferime edhe nga Shqipëria.

Këtu ai i referohet presidentit të zgjedhur në Shqipëri, Ilir Meta.

“Është një përzierje e cila pas Maqedonisë nuk do të ishte mirë të ndodh edhe në Kosovë. S’do të ishte mirë të ndodh sepse ne në asnjë rast nuk kemi dashur të përzihemi në Shqipëri.

Sido që të jetë, thotë Mustafa, koalicioni PAN doli humbës në zgjedhje.

E thirrjeve të tyre në fitore, Mustafa iu drejtohet si “fitues të humbjes”, nëse siç thotë ai, ekzistojnë të tillë.

“Fitues të humbjes. Në qoftë se është dikush fitues i humbjes, PAN-i është në këtë rast sepse në këtë numër të deputetëve që e kanë e kanë të pamundur tepër të vështirë ta bëjnë ose të pamundur ta bëjnë qeverinë, një qeverisje e tillë do të jetë krejtësisht e varur prej Listës Serbe”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme