Arbëri

Sot nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.

Vaksinimi do të bëhet në të gjitha komunat ku deri më tash është shpërndarë vaksina dhe kryhet në qendrat kryesore të mjekësisë familjare me përjashtim të Prishtinës, ku ky proces po bëhet në sallën “1 Tetori”.

Sipas MSH-së, për grup-moshën 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021.

Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Kosova deri më tash ka siguruar 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 përmes programit COVAX. \ Ksp