Arbëri

Çitaku kritikon kalimin e Graincës në VV: PDK-ja të marrë mësim

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kalimit të deputetes Adelina Grainca në Lëvizjen Vetëvendosje nga PDK-ja

Ajo ka thënë se ndryshimi i qëndrimit dhe pozicionimit politik në demokraci është normale, porse sipas saj, të ndryshosh taborë politik brenda është mungesë e vetëdijes politike.

Çitaku ka thënë se është reduktim i politikës në Pazar.

Ajo ka thënë se “deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë pakënaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së”.

Sipas saj, motivin e di më së miri ajo vet, por ka thënë se nuk duhet veshur opurtunizimi politik me interes për Kosovën e sakrificë.

“Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka thënë ajo.

Deputetja Adelina Grainca ka kaluar të dielën në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Partia Demokratike e Kosovës.