Arbëri

COVID-19 në Shqipëri: 6 të vdekur e 336 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë vdekur dhe janë shënuar 336 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2865 testime në të gjithë Shqipërinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.