Arbëri

Nga PDK-ja rikonfirmohet: Nuk do të qëndrojmë në sallë kur votohet presidenti

PDK

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, ka konfirmuar se PDK-ja nuk do të qëndrojë në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kështu ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm.

“Sqarim: Sa i përket vendimit për votimin e presidentit, PDK nuk qëndron në sallë kur votohet presidenti, ashtu siç ka vendosur këshilli i përgjithshme”, ka thënë ajo.