Arbëri

Haxhiu flet për arrestimet e ish-zyrtarëve të Telekomit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për arrestimin e ish-zyrtarëve të Telekomit në një aksion policor sot.

Katër persona janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë sot.

Trim Musliu dhe Armend Osaj dyshohet se kanë kryer vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “përvetësim në detyrë” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi. Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.