Arbëri

Në ShSKUK po trajtohen 880 pacientë për COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 880 pacientë për COVID-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së nga pacientët, 729 janë të konfirmuar si pozitivë me virusin SARS-CoV-2, 151 janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve.

33 pacientë raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 679 janë me oksigjeno-terapi.

Vetëm në QKUK po trajtohen 357 pacientë, prej tyre 13 në gjendje të rëndë. Në Klinikën Infektive janë 117 pacientë, në Infektive II (mjekësi sportive) 89 pacientë, në Infektive III (Interno) janë 30 pacientë, ndërsa në Pulmologji 89 pacientë. Në Klinikën e Pediatrisë janë shtatë pacientë.

Në shtatë spitalet rajonale në Kosovë po trajtohen 523 pacientë për COVID-19, prej tyre 20 në gjendje të rëndë, e 381 janë me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit janë 126 pacientë, në atë të Gjakovës 90 pacientë, në të Pejës 74 pacientë, në të Gjilanit 118 pacientë, të Ferizajt 60 pacientë, të Mitrovicës 34 pacientë dhe Vushtrrisë 21 pacientë.