Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera.
Duke e falënderuar për mbështetjen, Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, si dhe për stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj e ka njoftuar drejtoreshën Calavera për progresin e Kosovës sa i përket agjendës së reformave evropiane, përafrimit me BE-në si dhe zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.
“Kosova është e përkushtuar në zbatimin e reformave evropiane në kuadër të aspiratave dhe vendosmërisë për të ardhmen evropiane. Mbështetja e Brukselit dhe e zonjës Calavera është edhe një dëshmi për angazhimin tonë maksimal në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.