Arbëri

"Punëtorët në KEK vendosen në pozita si do shefi e politika"

Sonte në emisionin “Puls” u diskutua për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Nexhat Llumnica, kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut ka thënë se ai asnjëherë nuk e di kur ndërrohen vendet e punës që hapet konkurs i brendshëm në KEK.

“Ka pas raste kur është bërë kërkesa për një vend të punës, ndërsa menaxherët janë përgjigjur përmes e-mailave ‘se na vjen keq po ky vend i punës i është premtuar dikujt tjetër’. Pra qysh do shefi dhe politika vendosen”, ka thënë Llumnica në “Puls” të KTV-së