Llumnica: Kryetari i Sindikatës së KEK-ut shpenzoi mbi 22 mijë euro vetëm për xhip në 4 vjet

19 qershor 2017 20:33

Sonte në emisionin “Puls” u diskutua për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Nexhat Llumnica, kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut ka thënë se më parë kanë qenë pjesë e SPEK-ut por, siç ka thënë ai, për arsye se kjo Sindikatë nuk ishte në nivel të detyrës dhe duke mos i mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

“Lidhja e tyre e ngushtë me menaxhmentin e KEK-ut na ka detyruar ta themelojmë sindikatën e re të KEK-ut”, ka thënë ai.

Sindikata e re e KEK-ut është formuar para 1 viti e gjysmë.

“Arsye e themelimit ishte edhe se Sindikata e vjetër apo SPEK-u nuk ka pas transparencë. Raportet financiare nuk ishin publike. Vetëm për xhipin e kryetarit të Sindikatës së SPEK-ut janë shpenzuar 22,247 euro për 4 vjet. Nuk ka pas asnjëherë revizion në sindikatën tonë gjatë 4 viteve. Kryetari i SPEK-ut i ka menaxhuar rreth 300 mijë euro në vit dhe ne nuk kemi pas qasje në ato para”, ka thënë Llumnica. “Arsyeja tjetër që e kemi themeluar këtë Sindikatë është keqpërdorimi i parasë së punëtorëve, ta keni parasysh se punëtorët na kanë obliguar të formojmë sindikatën e re të KEK-ut e cila sot i ka mbi 1300 punëtorë nga 4300 punëtorë sa janë gjithsej në KEK kurse sindikata e vjetër ka më pak se ne punëtorë”, ka thënë Llumnica.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme