Basha kritikon ashpër Ramën, premton ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt

Basha kritikon ashpër Ramën, premton ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt

19 qershor 2017 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar takimet elektorale. Ai sot në Berat ka premtuar ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se rilindasit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët, sepse numri i të vetëvrarëve është rritur me 50%, pasi u rrit numri i të papunëve, u varfëruan më shumë dhe shqiptarët u detyruan të braktisin Shqipërinë.

“Dëgjoje mirë, Edi Rama, zërin e qytetarëve të Beratit që më 25 qershor do ta hedhin në Osum me gjithë tepsinë. Kush e varfëroi Shqipërinë këto katër vite, kush e rriti çmimin e naftës dhe bënte pazare këto katër vite?! Dihet, Edi Rama dhe qeveria e tij. Sepse për katër vjet Edi Rama nuk u mor me hallet e qytetarëve dhe sot vazhdon me të njëjtat premtime si katër vite më parë, sepse nuk mendon për asnjë gjë tjetër, por vetëm për timonin, pushtetin e tij”, tha Basha.

Ai shtoi se plani i tij është zgjidhja e një ekonomie të fortë dhe të sigurt, me taksa të ulëta, me ulje të TVSH-së, ulje të çmimit të naftës dhe punësim për qytetarët.

Basha theksoi se Shqipëria është vendi me të ardhura më të ulëta në Ballkan dhe çmimin më të lartë të naftës në Evropë.

Në fund Basha tha se Edi Rama refuzon debatin televiziv, sepse ai bazohet te gënjeshtrat.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme