Arbëri

Vaksinat anti-COVID: 24 mijë dozat e para mbërrijnë javën e ardhshme

Nga 33 mijë vaksina sa është dashur të mbërrijnë në Kosovë gjatë marsit përmes mekanizmit Covax, do të vijnë vetëm 24 mijë.

E siç merr vesh KOHA, ky kontingjent do të mbërrijë gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje me shkrim nuk ka dashur të japë ndonjë datë konkrete.

Nga kjo ministri vetëm është thënë se ato vijnë së shpejti.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk e ka nisur vaksinimin kundër Covid-19, derisa Ministria e Shëndetësisë disa herë kishte folur për përpjekjet e saj për t’i siguruar dozat e para të vaksinës.