Selimi, Lushtaku e Demaku nesër sërish para Gjykatës

19 qershor 2017 19:09

Edhe një herë tjetër, të martën Sylejman Selimi e Sami Lushtaku do të dalin para Gjykatës.

Këtë herë, në shkallën e saj të fundit, atë Supreme, raporton KTV. Ish-komandantët e UÇK-së, janë dënuar për krime të luftës.

Sami Lushtaku ishte liruar nga Gjykata e Apelit për vrasje, por ai u dënua për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burgim.

Sylejman Selimi ndërkaq është i dënuar me dënim unik prej 10 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2.

I dënuari tjetër, Jahir Demaku, ka 7 vjet burgim në të dy rastet. 

Tomë Gashi, që mbron Sylejman Selimin, ka thënë për KTV-në se për klientin e tij do të shqyrtohet një pikë e aktakuzës, sipas së cilës ishte liruar nga Gjykata Themelore, por pastaj ishte dënuar nga ajo e Apelit.

“Këtë radhë shpresojmë se drejtësia do të fitojë dhe se Sylejman Selimi dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm”, ka thënë avokati Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme