OAK kërkon ndihmë nga Qeveria dhe Komuna e Lipjanit për fermën e djegur

OAK kërkon ndihmë nga Qeveria dhe Komuna e Lipjanit për fermën e djegur

19 qershor 2017 17:31

Komuna e Lipjanit dhe Qeveria të shikojnë mundësinë e ndihmës për familjen Zeqiri por edhe përkrahje në vlerësimin real të shkaktarit të djegies së stallës, pajisjeve dhe lopëve.

është thënë në vizitën e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës në këtë fshat, së bashku me Afrim Sadiku – Shef i sektorit të Bujqësisë në Komunën e Lipjanit.

Image

Ferma e djegur kishte fatkeqësi në të cilën kanë pësuar 28 prej 31 krerëve lopë.

Zonja e shtëpisë, Salihe Zeqiri, tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë që të bëhet diçka.

“Ishte e pamundur që të nxjerrën kafshët për shkak të zjarrit të tepërt që e kaploi stallën. Vetëm 3 prej tyre kanë shpëtuar por janë shumë të lënduara”, theksoi ajo.

Shkaktari i kësaj fatkeqësie dyshohet të jetë rryma. Përfaqësues të KEDS-it ishin duke inspektuar shkakun e zjarrit që kaploi stallën.

I pranishëm ishte edhe veterinari Bujar Ejupi nga Veterina i cili konfirmoi se është duke i mjekuar lopët dhe se dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

Image

Përveç lopëve, dëme kishin pësuar edhe makina e qumështit, frizi për ruajtjen e tij dhe ushqimi.

Vlen të theksohet se këto lopë siguronin 150 litra qumësht në ditë dhe se kjo familje ishte e varur nga ky biznes, prandaj OAK bënë lutje që të ndihmohet në kompensimin e dëmeve.

Hysni Zogaj dhe Qëndresa Ibrahimi premtuan se Oda do të bëjë maksimumin që të kërkojë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe nga organizatat e ndryshme që ndihmojnë fermerin e dëmtuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme