Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, do të marrë pjesë sot në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë.
Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”. Në suaza të Forumit parlamentar të sigurisë, është paraparë që kryetari i Kuvendit të RM-së, të realizojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Inara Murniece.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo