Arbëri

Nesër e pasnesër, mot i vranët në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Vranësirat pritet të përcillen edhe me reshje shiu e bore në viset e ulëta, kurse në ato të larta vetëm borë.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 e 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 e 8 gradë Celsius.