Drenicakët më shumë e votuan Shpend Ahmetin sesa Visar Ymerin

Drenicakët më shumë e votuan Shpend Ahmetin sesa Visar Ymerin

18 qershor 2017 10:28

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1709 vota në Gllogovc. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuara nga KQZ-ja.

Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato, raporton KP.

Sipas këtyre formularëve, del se drenicakët pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit, ndërsa pas tij është kryetari i VV-së, Visar Ymeri.

Shpend Ahmeti në Gllogovc ka marrë 817 vota, kurse Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota.

Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme