Projektligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nuk ka implikime buxhetore

Projektligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nuk ka implikime buxhetore

14 shkurt 2017 15:12

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari i Komisioni Naser Osmani, shqyrtoi Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamentet e Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Projektligjin nr.05/L-130 për Shërbime dhe amendament e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Komisioni, pas shqyrtimit të Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vlerësoi se Projektligji dhe amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë, me përjashtim të amendamentit 11, për të cilin rekomandoi që të fshihet, raporton KP.

Me vërejtjet e bëra, komisioni rekomandoi procedimin e mëtejmë të projektligjit.

Ndërsa, lidhur me Projektligjin për Shërbime dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisioni vlerësoi se nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë dhe rekomandoi për procedim të mëtejmë në Kuvend. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme