Në Manhatan të New Yorkut po zhvillohet “Parada Shqiptare”, një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë.
Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre.
Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës.
Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë po merr pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos.
Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës.
-
Parada Shqiptare në New York sivjet u kushtohet arbëreshëve të Italisë
-
Në Nju Jork, paradë shqiptare me temë Çamërinë
-
“Sounds of Albania” në New York me dialog mbarëkombëtar për identitet
-
“Vendi im” shuhet si organizim feste e promovim i kulturës shqiptare në New York
-
Shqiptarët në New York festojnë ditëlindjen e Skënderbeut