Arbëri

Lajçaku sot fillon vizitën treditore në Kosovë

Descriptive Text

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot do nis vizitën në Ballkanin Perëndimor. Vizitën e parë do ta bëj në Prishtinë, ku do qëndrojë tri ditë.

Më pas, Lajçaku do vizitojë Serbinë nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai ka planifikuar të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësues të BE-së në terren.