Arbëri

19 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se 19 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 986 kanë rezultuar pozitivë.

MSH-ja ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 962 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 68.969. Në anën tjetër, deri tani kanë vdekur 1.775 pacientë nga COVID-19 dhe 106.215 janë infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 986 qytetarë me COVID-19. Nga krahu tjetër nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen 19 persona. Po ashtu raportohet se janë shëruar 962 qytetarë.