Arbëri

Lista Serbe akuzon opozitën në Serbi pse dënoi sulmin mbi djalin e Rashiqit

Foto: REL

Lista Serbe ka vazhduar “të mbrohet” duke sulmuar ata që e akuzuan për sulmin mbi djalin e politikanit serb Nenad Rashiq, Nikola.

Lista Serbe përmes një reagimi në Facebook, të martën mbrëma, ka thënë se reagimet e partive opozitare në Beograd ngjajnë sikur janë hartuar nga shërbimi i marketingut i Albin Kurtit.

Sot, Partia Demokratike e Serbisë akuzoi Listën Serbe dhe Beogradin zyrtar për nxitjen e sulmit mbi djalin e Rashiqit, të hënën në Llapnasellë të Graçanicës.

“Rrëfimi se Lista Serbe, shteti i Serbisë, madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, qëndrojnë parapa sulmit mbi djalin e Rashiqit dhe se ishte një skenar, është një gënjeshtër e ngritur nga Albin Kurti në bashkëpunim me kuazi opozitën në Beograd, e rrethuar nga Dragan Gjilas, Vuk Jeremiq, Mlagjan Gjorgjeviq dhe të tjerë. Për më tepër, kur shikohen reagimet, shihet se ato janë gatuar në të njëjtin vend, në shërbimin e marketingut të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Djali i Rashiqit, u sulmua të hënën në mesditë afër shkollës nga rreth 30 serbë. Politikani rashiq tha se i biri i tij u sulmua me mjete të forta dhe se ka pësuar lëndime të rënda. Për këtë Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar.