Arbëri

Germin: KQZ-ja ka refuzuar 6.401 vota nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar 6401 votuesë nga diaspora prej 21.212 votuesve të verifikuar deri në mbrëmjen e djeshme, ka njoftuar në Facebook, organizata Germin, duke iu referuar vëzhguesve të vet brenda KQZ-së.

Germin shkruan se 14.811 votuesë janë aprovuar, derisa një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja.

Sipas kësaj organizate, 2.805 votuesë janë refuzuar për shkak që nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2.076 janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të paidentifikueshëm, 333 kanë dërguar fletëvotime dy herë dhe 310 votuesë kanë dërguar dokumente jo valide.

Image