Publikohen rezultatet e kandidatëve për deputetë nga secila komunë

Publikohen rezultatet e kandidatëve për deputetë nga secila komunë

17 qershor 2017 10:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e formave përfundimtare të rezultateve për kandidatët për deputetë nga secila komunë e Kosovës.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, KQZ-ja ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e para për kandidatët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme