Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: I kemi numrat për krijimin e Qeverisë

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se koalicioni i ka votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë.

Haradinaj thotë po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjet e 11 qershorit nga KQZ-së, duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për të filluar me Qeverinë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.