Arbëri

Kosnetti takon Kurtin në selinë e VV-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot selinë e Vetëvendosjes, ku ka takuar Albin Kurtin, i cili doli fitues në zgjedhjet e së dielës.

Kosnett nuk është përgjigjur për diskutimet gjatë takimit.

Një ditë pas zgjedhjeve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.