Arbëri

MI-ja thotë së të gjitha rrugët janë të pastruara

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në vend janë të pastruara, megjithatë, duhet pasur kujdes gjatë vozitjes.

MI-ja shkruan se kompanitë e kontraktuara janë të angazhuara maksimalisht që të gjitha rrugët që janë në kompetencë të ministrisë, të jenë të hapura për qarkullim

“Karshi pastrimit nga bora, në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostrada, është hedhur sasi e bollshme e kripës, me qëllim të parandalimit të krijimit të ngricave nga temperaturat e ulëta të mbrëmjes. Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në njoftim.