Arbëri

Orlando: Procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i besueshëm

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka ftuar institucionet që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve.

Ai shkroi në Twitter se vetëm kështu arrihen zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin.

“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, shkroi Orlando.