Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se me gjuhën ofenduese të zyrtarëve serbë, po kthehet periudha e Rankoviqit.
Kamberi ka thënë në Interaktiv të KTV-së se ministri serb, Aleksandër Vulin nuk ka hequr dorë nga përdorimi i termit “siptari” edhe pas padisë ngritur ndaj tij. Sipas Kamberit, është shqetësuese që nuk kanë reaguar ambasadat e huaja në Serbi dhe as zyrtarë nga Bashkimi Evropian.
“S’ka marrë asnjë masë për t’u tërhequr vërejtur autoriteteve serbe që të ndërpritet një praktikë e tillë. Ne po kthehemi praktikisht në një vendim të tillë, është fjala për vendim të parë, por po kthehemi në periudhën e Rankoviqit. Një terminologji e këtillë ka qenë e legalizuar”, ka thënë ai.
Deputeti shqiptar ka thënë se një terminologji e tillë është përdorur kundër shqiptarëve historikisht, me qëllim që t’i paraqes si komb inferior.
-
10 shkurt 2021 00:54
-
Shpërndaje në: