Arbëri

MTI-ja vazhdon t’i paguajë dy Sekretarë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i paguan dy sekretarë permanentë.

Këtë e ka pranuar edhe vetë ministrja Hykmete Bajrami, e ftuar në “Puls” të KTV-së

“Ish-sekretaren Eliana Naka e ka kthyer me vendim Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës. Unë nuk e kam përfill këtë vendim dhe e kam apeluar të njëjtin në Gjykatë dhe tash paguhen dy sekretarë”, ka thënë Bajrami.