Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FMN vazhdon mbështetjen për ATK-në

Fondi Monetar Ndërkombëtar në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës.

Që të përmirësohet edhe më shumë procesi i menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, nga 5 deri më 15 qershor në ATK është realizuar misioni i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar me eksperten Telita Snyckers, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i këtij misioni ishte ofrimi i këshillave në përmirësimin e procesit të menaxhimit të përmbushjes vullnetare, duke u përafruar me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të përgjithshëm dhe Telita Snyckers është diskutuar për gjendjen aktuale të procesit të menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, i cili si proces dhe kapacitete njerëzore janë vlerësuar se kanë përparësi strategjike dhe raportet e prodhuara lidhur me menaxhimin e rrezikut të përmbushjes, janë të shkëlqyeshme krahasuar me shtetet në regjion.

Gjithashtu në takim u prezantua edhe gatishmëria e FMN për të mbështetur ATK edhe në të ardhmen me theks edhe gjatë vitit 2017, në fusha të cilat ATK i sheh me prioritet dhe në fushat të cilat janë identifikuar si potenciale për përkrahje në raportin e asistencës teknike.