Arbëri

Sërish protestë kundër shqipes në Shkup

Descriptive Text

Qindra maqedonas, sonte në Shkup kanë protestuar siç thonë kundër pranimit të platformës shqiptare nga lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

Qytetarët e tubuar në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, thonë se bëhet fjalë “për ruajtjen dhe mbrojtjen e unitetit të Republikës së Maqedonisë, kryesisht për mbrojtën e gjuhës maqedonase, e cila është rrënja e mbijetesës dhe identitetit të popullit maqedonas”.

Ata kërkojnë nga liderët politikë që prioritet të kenë interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe të mos pranojnë që platformat e arritura jashtë Maqedonisë, të ndikojnë në politikën e brendshme të këtij vendi, përcjell ksp.

Ndryshe, pasditen e sotme lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi presidentit George Ivanov, nënshkrimet e nevojshme për formimin e qeverisë së re, ndërsa nga kabineti i presidentit njoftuan se pas parashtrimit të dëshmisë, pritet që Ivanov të marrë vendim për dhënien e mandatit në ditët në vijim.